Veçoritë
Një program për gjithë ditën: puna e ditës, pacientët, kalendari, kartela e secilit departament, faturimi dhe menaxhimi i klinikës — me faqen e rezervimeve të vetë klinikës suaj.

Sot
Secili e hap OPALEVI në ditën e vet: çfarë kërkon vëmendje, kush po vjen së shpejti, pacientët e vet, dhe sa është faturuar e arkëtuar sot.
Zilja sjell dorëzimet — një pacient i caktuar te ju, i shtuar në radhën tuaj ose i zhvendosur në një orë tjetër — dhe Detyrat mbajnë listën e punëve të ditës.
Ju duhet një dorë? “Kërko ndihmë” i dërgon një mesazh të shkurtër një departamenti, një roli ose një kolegu, dhe ai i shfaqet menjëherë te zilja.


Pranim i shpejtë

Detyrat

Njoftimet
Pacientët
Çdo pacient ka një kartelë: të dhënat, çdo vizitë dhe çdo pagesë, me gjithë historikun një klik larg dhe gati për printim.
OPALEVI ju paralajmëron para se i njëjti person të regjistrohet dy herë, dhe e gjen këdo sipas emrit, kodit ose telefonit.


Fotografitë

Pacient i ri

Referimet
Kalendari
Kalendari tregon ditën e secilit mjek krah për krah; caktoni ose zhvendosni një termin dhe mjeku njoftohet menjëherë.
Pacientët pa termin hyjnë në radhën e pritjes, dhe pacientët mund ta rezervojnë vetë një orë të lirë nga faqja e klinikës suaj.
Çdo klinikë ka zonën e vet kohore, që terminet, radha e pritjes dhe mbyllja e ditës të ecin sipas orës vendase.


Kërkesat

Rezervoni një termin

Orari i punës
Puna klinike
Çdo departament klinik shkruan në kartelën e vet: odontogrami, EKG-ja, kurbat e rritjes, vlerat referuese të laboratorit — pothuaj tridhjetë prej tyre.
Referimet mes departamenteve, rrjedhat në punë, dhomat e pacientëve dhe fletëlëshimet shfaqen në meny kur klinika juaj ka nevojë për to.


Operacionet

Dhomat e pacientëve

Fletëlëshimet

Dhënia e medikamenteve

Tabela e punës

Anatomia e njeriut
Faturimi
Fatura krijohet nga vizita me një klik, në kokën e letrës suaj, me IBAN-in dhe SWIFT-in e bankës për pagesat nga jashtë.
Te “Të papaguarat” shihni çdo pacient që i ka borxh klinikës, dhe çdo faturë printohet ose ruhet si PDF.


Ofertat

Pa paguar
Arka
Arka merr çdo pagesë të ditës, sipas mënyrave të pagesës që përdor klinika, në çastin kur bëhet.
Në mbyllje numëroni paratë; OPALEVI i krahason me arkën dhe e mbyll ditën me raportin Z, me diferencën të shënuar në të.


Raporti ditor

Financat
Të dhënat mbeten tuajat
- Importoni pacientët, vizitat dhe departamentet nga modelet Excel; OPALEVI importon atë që lexon dhe ju tregon, rresht pas rreshti, çfarë nuk mundi.
- Eksportoni pacientët dhe vizitat në një fletë llogaritëse kurdo që doni, pa na pyetur.
- Kartelat e çdo klinike mbahen të ndara, stafi sheh vetëm atë që i lejon roli, fjalëkalimet ruhen vetëm si hash dhe çdo lidhje kalon përmes HTTPS.
Menaxhimi
Shtoni ekipin dhe jepini secilit rolin e vet; infermieri, asistenti dhe recepsioni janë një rol, me një shenjë për kë punon edhe në sportel. Secili sheh vetëm atë që i lejon roli.
Regjistroni çfarë blen dhe shpenzon klinika — produktet, furnitorët dhe shpenzimet — pranë asaj që fiton.


Gjendja e stokut

Furnitorët

Rolet
Raportet dhe statistikat
Të ardhurat muaj pas muaji dhe sipas departamentit, libri i çdo pagese, dhe të gjitha të eksportueshme në një fletë llogaritëse.
Raporti i komisioneve llogarit sa i takon secilit referues nga pagesat e vizitave që ka dërguar.


Pacientët

Laboratori
Faqja e klinikës suaj
Çdo klinikë merr faqen e vet publike — shërbimet, ekipin, orarin dhe fotot që hapen të plota — në adresën e vet.
Pacientët zgjedhin një orë të lirë dhe e rezervojnë vetë; rezervimi pret te Kërkesat për konfirmim, ose hyn drejtpërdrejt në kalendar nëse zgjidhni konfirmimin automatik.
Printoni kodin QR të faqes për recepsionin dhe për kartat e termineve.


Faqja e klinikës

Rezervoni një termin
WhatsApp dhe SMS për pacientët
Njoftime me tekst të paracaktuar u shkojnë pacientëve me WhatsApp, me SMS si rrugë rezervë kur WhatsApp nuk arrin te ta: një rezervim i konfirmuar, i ndryshuar ose i anuluar, kujtesa një ditë para terminit, dhe për kafshët kujtesat te pronari për vaksinat dhe trajtimet kundër parazitëve.
Mesazhet u shkojnë vetëm pacientëve që kanë pranuar t'i marrin, dhe secili paguhet nga një bilanc i parapaguar mesazhesh që klinika e blen me paketa.
Qasja nga telefoni dhe nga uebi
OPALEVI hapet në desktop dhe në telefon, që të keni qasje të lehtë dhe të shpejtë kudo që jeni.
Pa asgjë për të instaluar: hapeni OPALEVI në shfletuesin e telefonit dhe informacionet e pacientëve janë gjithmonë pranë jush.



E bërë për një ditë pune
Kërkoni në gjithë praktikën nga një kuti, shihni çfarë ju pret, shtoni një detyrë në pak sekonda dhe arrini çdo ekran nga menyja.

Kërko kudo

Njoftimet

Detyrë e re

Menyja
Praktikat, njerëzit dhe të dhënat në këto ekrane janë fiktive.
Lexoni udhëzuesin: si të zgjidhni programin për klinikë, në 12 pyetje